Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.33/2020, datë 01.09.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ndue Gjura, kundër vendimit nr. 266, datë 18.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6, të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në nenin 451, germa “b”, e nenin 463 të Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi:

  1. Pushimin e shqyrtimit të çështjes në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ndue Gjura, kundër vendimit nr. 266, datë 18.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkak të tërheqjes së ankimit.
  2. Të deklarojë marrjen e formës së prerë të vendimit nr. 266, datë 18.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ndue Gjura.
  3. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 25.11.2020.