
Në datë 19.03.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 36/2021, datë 29.06.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Bilo kundër vendimit nr. 370, datë 22.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 36/2021, datë 29.06.2021, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi