Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot në datën 8 mars 2018, seancën dëgjimore të radhës për shqyrtimin e procedimit disiplinor ndaj Komisionerit Publik z. Heral Saraçi.
Gjatë kësaj seance, Komisioni Disiplinor mori në shqyrtim provat e praqitura nga Komisioneri Publik nën procedim disiplinor z. Heral Saraçi.
Në vazhdim Gjyqtari Hetues znj. Natasha Mulaj paraqiti konkluzionet përfundimtare.
Seanca dëgjimore u shty për ditën e premte datë 09.03.2018 ora 10.00 për të dëgjuar konluzionet përfundimtare të Komisionerit Publik nën procedim disiplinor z. Heral Saraçi.