4 | 5 | 6 | 7 - Njoftime
00:00 2021.01.07 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.62/2020, datë 22.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artur Gaxha kundër vendimit nr. 293, datë 10.09.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 07.01.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj *** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.63/2020, datë 22.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Neritan Cena kundër vendimit nr. 304, datë 06.10.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 07.01.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj - Njoftim
00:00 2021.01.07 Ditën e martë, më datë 26.01.2021, ora 11:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.45/2019 datë 23.09.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Enkeledi Hajro, kundër vendimit nr. 154, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 8 | 9 | 10 |
11 - Seancë publike
00:00 2021.01.11 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 11.01.2021, ora 12:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 51/2020, datë 23.11.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alaudin Malaj kundër vendimit nr. 294, datë 15.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasi u njoh dhe u konsultua lidhur me kërkesën paraprake të subjektit të rivlerësimit Alaudin Malaj për të mos lejuar praninë e mediave në seancën e tij, si dhe ndalimin e publikimit të saj, trupi gjykues vendosi rrëzimin e kërkesës, duke vlerësuar se nuk gjendemi në asnjë nga kushtet e nenit 20 të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar. Objekti i ankimit të subjektit të rivlerësimit është vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që nuk ka asnjë shkak që lidhet me jetën private, mbrojtjen e moralit publik, rendin publik, sigurinë kombëtare apo sekretin tregtar. Subjekti i rivlerësimit u dëgjua nga trupi gjykues teksa parashtroi kundërshtitë e tij lidhur me procesin e zhvilluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Subjekti i rivlerësimit, z. Malaj paraqiti edhe dy akte të reja shtesë në funksion të shqyrtimit të çështjes, njëri prej të cilëve, padia e ngritur prej tij në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me dëftesë postare të datës 17 qershor 2020, u pranua në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Ndërsa për aktin tjetër, trupi gjykues i kërkoi subjektit të rivlerësimit ta risjellë në formën e kërkuar nga ligji, pasi ishte fotokopje e pavërtetuar. Trupi gjykues vendosi gjithashtu, t’i japë mundësinë subjektit të rivlerësimit të njihet me aktet procedurale të fashikullit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhen me trajtimin e kërkesave të subjektit të rivlerësimit me objekt përjashtimin e anëtarëve të trupit gjykues. Për këtë qëllim, seanca u shty për në datën 27 janar 2021, ora 10:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 12 - Dhomë këshillimi
00:00 2021.01.12 Ditën e martë, më datë 12.01.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.34/2019 datë 18.07.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Albina Spaha, kundër vendimit nr. 139, datë 15.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
00:00 2021.01.12 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.34/2019, datë 18.07.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Albina Spaha, kundër vendimit nr. 139, datë 15.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit nr. 139, datë 15.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Albina Spaha.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.01.2021.
| 13 - Seancë publike
00:00 2021.01.13 Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.21/2020, datë 26.06.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 249, datë 06.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Piro Samara, e caktuar për t’u zhvilluar më datë 09.12.2020, ora 10:00, për shkak të mungesës së gjyqtares relatore për arsye objektive për motive shëndetësore, do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 13.01.2021, ora 10:00. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
16:16 2021.01.13 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.21/2020 datë 26.06.2020, që lidhet me ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 249, datë 06.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr.249, datë 06.03.2020, si më poshtë: - Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Piro Samara, me detyrë inspektor pranë ish – Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
- Të deklarojë humbjen e së drejtës së subjektit të rivlerësimit për t’u emëruar si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15 – vjeçare.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 13.01.2021.
| 14 | 15 - Njoftim
00:00 2021.01.15 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.1/2021, datë 08.01.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fjoralba Prifti kundër vendimit nr. 299 datë 17.09.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 15.01.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Ina Rama Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
| 16 | 17 |
18 | 19 - Dhomë këshillimi
00:00 2021.01.19 Ditën e martë, më datë 19.01.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.41/2019 datë 06.09.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Eugen Beçi, kundër vendimit nr. 171, datë 26.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 20 | 21 - Seancë publike
13:13 -13:14 2021.01.21 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 23.12.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 39/2019, datë 04.09.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Evelina Qirjako kundër vendimit nr. 178, datë 08.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Subjekti i rivlerësimit, znj. Qirjako paraqiti kërkesën e saj paraprake drejtuar Kolegjit për pezullimin e shqyrtimit të çështjes të saj deri në zgjidhjen përfundmitare të padisë që ajo ka ngritur në Gjykatën Administrative të Apelit, pasi sipas saj, vendimi që do të marrë kjo gjykatë lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me shqyrtimin e çështjes në Kolegj. Pasi u tërhoq për konsultim lidhur me kërkesën e subjektit të rivlerësimit, me shumicë votash, bazuar në nenin 50 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues vendosi t’i kërkojë Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë, informacion mbi statusin e gjykimit të çështjes së znj. Evelina Qirjako dhe të vijojë shqyrtimin e çështjes në Kolegj, pas mbërritjes së këtij informacioni. Në këto kushte, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 21.01.2021, ora 10:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 22 | 23 | 24 |
25 | 26 - Dhomë këshillimi
00:00 2021.01.26 Ditën e martë, më datë 26.01.2021, ora 11:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.45/2019 datë 23.09.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Enkeledi Hajro, kundër vendimit nr. 154, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 27 - Seancë publike
00:00 2021.01.27 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 11.01.2021, ora 12:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 51/2020, datë 23.11.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alaudin Malaj kundër vendimit nr. 294, datë 15.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasi u njoh dhe u konsultua lidhur me kërkesën paraprake të subjektit të rivlerësimit Alaudin Malaj për të mos lejuar praninë e mediave në seancën e tij, si dhe ndalimin e publikimit të saj, trupi gjykues vendosi rrëzimin e kërkesës, duke vlerësuar se nuk gjendemi në asnjë nga kushtet e nenit 20 të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar. Objekti i ankimit të subjektit të rivlerësimit është vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që nuk ka asnjë shkak që lidhet me jetën private, mbrojtjen e moralit publik, rendin publik, sigurinë kombëtare apo sekretin tregtar. Subjekti i rivlerësimit u dëgjua nga trupi gjykues teksa parashtroi kundërshtitë e tij lidhur me procesin e zhvilluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Subjekti i rivlerësimit, z. Malaj paraqiti edhe dy akte të reja shtesë në funksion të shqyrtimit të çështjes, njëri prej të cilëve, padia e ngritur prej tij në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me dëftesë postare të datës 17 qershor 2020, u pranua në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Ndërsa për aktin tjetër, trupi gjykues i kërkoi subjektit të rivlerësimit ta risjellë në formën e kërkuar nga ligji, pasi ishte fotokopje e pavërtetuar. Trupi gjykues vendosi gjithashtu, t’i japë mundësinë subjektit të rivlerësimit të njihet me aktet procedurale të fashikullit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhen me trajtimin e kërkesave të subjektit të rivlerësimit me objekt përjashtimin e anëtarëve të trupit gjykues. Për këtë qëllim, seanca u shty për në datën 27 janar 2021, ora 10:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 28 | 29 | 30 | 31 |