Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli sot, në datën 11 qershor 2018, vendimin mbi çështjen Nr. 1/2018 (JR), datë 27.03.2018, për ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit Nr. 2, datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit z.Adriatik Llalla.
Trupi gjykues mbështetur në nenin 66/1 gërma b e ligjit nr 84/2016 për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë me shumicë të votave të anëtarëve të tij vendosi:
Ndryshimin e vendimit nr. 2, datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si më poshtë:
1.ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj subjektit të rivlerësimit Adriatik Llalla
2.ndalimin e emërimit të z.Adriatik Llalla, gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, inspektor i lartë i drejtësisë, Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë prej 15 vitesh. Ndaj këtij vendimi, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të ushtrojë ankim në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, në zbatim të nenit f paragrafi 8 të aneksit kushtetues.
Brenda 30 ditëve nga shpallja e këtij vendimi do të publikohet vendimi i plotë i arsyetuar, si dhe mendimi i pakicës. Shqyrtimi i kësaj çështjeje u deklarua i mbyllur”.