|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Tetor | 1 - Njoftim
13:00 2022.11.01 Sot, më datë 01.11.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar i trupit gjykues në çështjen (JR) nr. 47/2020, datë 22.10.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 264, datë 17.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Toro. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 47/2020, datë 22.10.2020, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz - Njoftim
15:00 2022.11.01 Ditën e mërkurë, më datë 23.11.2022, ora 08:30, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.47/2020, datë 22.10.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 264, datë 17.06.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Toro. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
| 2 | 3 - Njoftim
12:00 2022.11.03 Sot, më datë 03.11.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 4/2021, datë 21.01.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alket Mersini kundër vendimit nr. 296, datë 16.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 4/2021, datë 21.01.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz
| 4 | 5 | 6 |
7 | 8 - Njoftim vendimi
All day 2022.11.08 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 54/2020, datë 27.11.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Niko Rapi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 277, datë 21.07.2020. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Ndryshimin e vendimit nr. 277, datë 21.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e subjektit të rivlerësimit Niko Rapi në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.11.2022. - Dhomë Këshillimi
10:00 -12:00 2022.11.08 Ditën e martë, më datë 08.11.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 54/2020, datë 27.11.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Niko Rapi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 277, datë 21.07.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 9 - Njoftim
All day 2022.11.09 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 47/2022, datë 01.11.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bajram Breçani kundër vendimit nr. 558 vendimi, datë 06.09.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 09.11.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi - Seancë publike
11:00 -13:00 2022.11.09 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 09.11.2022, ora 11:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 18/2020, datë 02.06.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hajrie Muçmata kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 209, datë 11.11.2019. Subjekti i rivlerësimit u dëgjua nga trupi gjykues, teksa paraqiti kundështimet lidhur me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 209, datë 11.11.2019, duke deklaruar se ky vendim është i paligjshëm, i bazuar në referenca tërësisht të gabuara, informacione tërësisht të pavërteta dhe është marrë në shkelje të hapur të procesit të rregullt ligjor. Në këtë kuadër, subjekti i rivlerësimit, znj. Hajrie Muçmata, i paraqiti një sërë kërkesash trupit gjykues, i cili, pasi u konsultua, vendosi: - Në bazë të nenit F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës dhe të nenit 45, të ligjit 84/2016, të çelë hetimin gjyqësor të cështjes dhe të marrë në cilësinë e provës aktet bashkëlidhur ankimit të datës 22.05.2020 dhe parashtrimeve të paraqitura dhe depozituara në Kolegj nga subjekti i rivlerësimit në datën 13.06.2022. - Të refuzojë kërkesën e subjektit të rivlerësimit për konstatitmin e pavlefshmërisë së vendimit nr. 209, datë 11.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit – në këtë fazë të procesit – pasi e konsideron këtë kërkim si një çështje që do të marrë zgjidhje në vendimin përfundimtar të Kolegjit. - Të refuzojë kërkesën e subjektit të rivlerësimit për pezullimin e gjykimit në Kolegj, pasi në kuptim të nenit 297 të Kodit të Procedurës Civile, zgjidhja e çështjes objekt shqyrtimi mund të kryhet pavarësisht zgjidhjes së një çështjeje penale, të regjistruar në Gjykatën e Lartë. - Lidhur me kërkesën për kryerjen e një analize të re financiare, në kushtet kur ky aspekt i vendimit objekt shqyrtimi, është pjesë e shkaqeve të ankimit, trupi gjykues do ta kryejë atë nëpërmjet Njësisë së Shërbimit Ligjor dhe do t’ia nënshtrojë vlerësimit për marrjen e vendimit përfundmitar për çështjen që do të pasqyrohet në vijim, në vendimin e arsyetuar të Gjykatës. Me kërkesë të subjektit të rivlerësimit, znj. Hajrie Muçmata, trupi gjykues vendosi të administrojë si provë edhe 6 foto të depozituara prej saj, gjatë seancës së sotme, për një prej pasurive të deklaruara. Pasi trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes, ftoi subjektin e rivlerësimit të paraqiste kërkimin përfundimtar lidhur me çështjen. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi përfundimisht Kolegjit, që nëse nuk konstaton në këtë moment pavlefshërinë absolute të vendimmarrjes, ta gjejë të padrejtë shkarkimin nga detyra; të prishë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 209, datë 11.11.2019 dhe të konfirmojë në detyrë subjektin e rivlerësimit znj. Hajrie Muçmata. Pasi dëgjoi kërkimin përfundimtar të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues vendosi të mbyllë shqyrtimin gjyqësor të cështjes dhe të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 15 nëntor 2022, në orën 14:30. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 10 | 11 | 12 | 13 |
14 | 15 - Njoftim vendimi
All day 2022.11.15 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 18/2020, datë 02.06.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hajrie Muçmata kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 209, datë 11.11.2019. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit nr. 209, datë 11.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Hajrie Muçmata.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.11.2022. - Njoftim
12:00 -13:00 2022.11.15 Më datë 15.11.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 47/2020, datë 22.10.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 264, datë 17.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Toro. Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Elona Toro për përjashtimin e gjyqtares Natasha Mulaj nga trupi gjykues, kërkesë e cila u pranua unanimisht me vendimin nr. 13, datë 15.11.2022, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Mimoza Tasi (kryesuese), Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Albana Shtylla anëtarë, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 47/2020, datë 22.10.2020, ka këtë përbërje: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi - Njoftim
12:00 -13:00 2022.11.15 Më datë 15.11.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 55/2020, datë 07.12.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shpresa Beçaj kundër vendimit nr. 270, datë 03.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së gjyqtares për heqje dorë nga trupi gjykues i çështjes, kërkesë e cila u pranua unanimisht me vendimin nr. 15 datë 15.11.2022, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Rezarta Schuetz (kryesuese), Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi anëtarë, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 55/2020, datë 07.12.2020, ka këtë përbërje: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla
| 16 - Dhomë Këshillimi
10:00 -14:00 2022.11.16 Ditën e mërkurë, më datë 16.11.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 48/2020, datë 10.11.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petrit Aliaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 260, datë 15.06.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
10:00 -13:00 2022.11.16 Ditën e mërkurë, më datë 01.12.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 55/2020, datë 07.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shpresa Beçaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 270, datë 03.07.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
15:00 2022.11.16 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 48/2020, datë 10.11.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petrit Aliaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 260, datë 15.06.2020. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit nr. 260, datë 15.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Petrit Aliaj.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.11.2022.
| 17 - Dhomë Këshillimi
10:00 -13:00 2022.11.17 Ditën e enjte, më datë 17.11.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 5/2022, datë 27.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Jak Ndoka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 477, datë 24.11.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Mimoza Tasi Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
16:00 2022.11.17 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 5/2022, datë 27.01.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Jak Ndoka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 477, datë 24.11.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 477, datë 24.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Jak Ndoka. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.11.2022
| 18 | 19 | 20 |
21 - Njoftim
11:35 2022.11.21 Ditën e mërkurë, më datë 14.12.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 45/2020, datë 15.10.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Selim Kryeziu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 278, datë 22.07.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 22 | 23 - Seancë publike
08:30 -12:00 2022.11.23 Ditën e mërkurë, më datë 23.11.2022, ora 08:30, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.47/2020, datë 22.10.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 264, datë 17.06.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Toro. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë. - Njoftim
11:09 2022.11.23 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 23.11.2022, ora 08:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 47/2020, datë 22.10.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 264, datë 17.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Toro. Për shkak të mosformimit të plotë të trupit gjykues si pasojë e pamundësisë objektive të një anëtari për të marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore, u vendos shtyrja e kësaj seance për në datën 05.12.2022, ora 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
11:25 2022.11.23 Ditën e enjte, më datë 15.12.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 6/2022, datë 27.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ervin Trashi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 474, datë 12.11.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 24 | 25 | 26 | 27 |
28 | 29 | 30 - Njoftim
All day 2022.11.30 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 49/2022, datë 22.11.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Edmond Shytko kundër vendimit nr. 566 vendimi, datë 28.09.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 30.11.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama
| Dhjetor | Dhjetor | Dhjetor | Dhjetor |