|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Janar | Janar | 1 | 2 - Njoftim vendimi
All day 2023.02.02 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 47/2020, datë 22.10.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 264, datë 17.06.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Toro. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 264, datë 17.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Elona Toro. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 02.02.2023. - Njoftim
All day 2023.02.02 Sot, më datë 02.02.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar relatore në çështjen (JR) nr. 18/2021, datë 14.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Mariana Shegani (Dedi) kundër vendimit nr. 350, datë 23.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Mariana Shegani (Dedi) për përjashtimin e gjyqtares Natasha Mulaj nga trupi gjykues, kërkesë e cila u pranua unanimisht me vendimin nr. 7, datë 02.02.2023, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Sokol Çomo (kryesues), Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë). Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 18/2021, datë 14.04.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesues: Ardian Hajdari Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla - Njoftim
All day 2023.02.02 Sot, më datë 02.02.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar anëtare e trupit gjykues në çështjen (JR) nr. 24/2022, datë 03.06.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 519, datë 25.03.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Kastriot Gramshi. Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Kastriot Gramshi për përjashtimin e gjyqtares Natasha Mulaj nga trupi gjykues, kërkesë e cila u pranua unanimisht me vendimin nr. 8, datë 02.02.2023, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Sokol Çomo (kryesues), Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë). Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 24/2022, datë 03.06.2022, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi
| 3 - Seancë Publike
All day 2023.02.03 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 02.02.2023, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 49/2020, datë 16.11.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 275, datë 20.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Enkeleda Osmani (Xhengo). Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se, pas vlerësimit të parashtrimeve të subjektit të rivlerësimit dhe provave të reja bashkëlidhur tyre, subjekti i rivlerësimit, znj. Enkeleda Osmani (Xhengo), gjendet në kushtet e pamjaftueshmërisë financiare për të justifikuar me burime të ligjshme pasurinë e saj. Në përmbyllje të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri publik i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 275, datë 20.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit deklaroi se pretendimet e Komisionerit Publik nuk qëndrojnë dhe nuk janë në koherencë me provat e depozituara. Në përmbyllje të konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi ligjor i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 275, datë 20.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi vlerësuar nën dritën e parimeve të objektivitetit dhe proporcionalitetit, subjekti i rivlerësimit, znj. Enkeleda Osmani (Xhengo) arrin nivel të besueshëm edhe për kriterin e pasurisë, sikurse për dy kriteret e tjera, të figurës dhe kriterit të vlerësimit profesional, që nuk kanë qenë pjesë e ankimit të Komisionerit Publik. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 16 shkurt 2023, ora 16:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë. - Njoftim
All day 2023.02.03 Ditën e mërkurë, datë 15.03.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 46/2020, datë 19.10.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Nure Dreni kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 263, datë 17.06.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 4 | 5 |
6 - Dhomë këshillimi
All day 2023.02.06 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, çeli sot në dhomë këshillimi seancën gjyqësore për çështjen (JR) nr. 61/2020, datë 18.12.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Tritan Hamitaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 297, datë 17.09.2020. Pas verifikimit të kërkesave të subjektit të rivlerësimit për përjashtimin e anëtarëve të trupit gjykues, bazuar në nenin 75 të Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi shqyrtimin e këtyre kërkesave dhe shtyrjen e seancës gjyqësore në dhomë këshillimi për në datën 6 shkurt 2023, ora 10:00. Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2023.02.06 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 61/2020, datë 18.12.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Tritan Hamitaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 297, datë 17.09.2020. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 297, datë 17.09.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Tritan Hamitaj. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 06.02.2023
| 7 - Seancë Publike
All day 2023.02.07 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 07.02.2023, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 24/2022, datë 03.06.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 519, datë 25.03.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Kastriot Gramshi. Subjekti i rivlerësimit, z. Kastriot Gramshi, paraqiti një kërkese paraprake, nëpëmjet së cilës kërkoi që gjatë procesit gjyqësor në Kolegj, përveçse nga avokati Julian Mërtiri, të përfaqësohej edhe nga shtetësja e huaj, znj. Katheleen Ann Imholz. Lidhur me këtë kërkesë, Komisioneri Publik deklaroi se bazuar në nenin 176 të Kodit të Procedurës Civile e lë në çmim të gjykatës vendimin për legjitimimin e palëve në proces. Pasi shqyrtoi dokumentacionin bashkëlidhur kërkesës, trupi gjykues vendosi të mos e pranojë atë, me arsyetimin se nuk plotësohen kushtet e nenit 23 të ligjit 55/2018 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”. Subjekti i rivlerësimit paraqiti një tjetër kërkesë paraprake, nëpërmjet së cilës i kërkoi Kolegjit të përcaktonte legjislacionin e zbatueshëm në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Lidhur me këtë kërkesë, Komisioneri Publik deklaroi se juridiksioni i Kolegjit përcaktohet nga Kushtetuta, ligji 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe legjislacioni ndihmës i procesit. Trupi gjykues vlerësoi se kjo kërkesë nuk bën pjesë në rrethin e kërkesave paraprake, megjithatë qartësoi se legjislacioni i zbatueshëm nga Kolegji përcaktohet nga Aneksi i Kushtetutës, ligji 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe çdo ligj tjetër që i vjen në ndihmë procesit. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit për kriterin e pasurisë, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit ndodhet në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe të pamjaftueshëm dhe se nuk justifikon me burime të ligjshme pasurinë e tij. Komisioneri Publik deklaroi se referuar gjendjes së provave, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për kriterin e pasurisë, ndaj kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 519, datë 25.03.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Kastriot Gramshi. Perfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, duke vlerësuar se pretendimet e ngritura në to nuk qëndrojnë dhe se kanë bazë të tyre interpretimin e gabuar të ligjit. Përfaqësuesi ligjor deklaroi se subjekti i rivlerësimit arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë dhe atë të figurës, si dhe nivel të mirë kualifikues në kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, ndaj, kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 519, datë 25.03.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Kastriot Gramshi. Bashkëngjitur prapësimeve subjekti i rivlerësimit depozitoi disa akte të reja, një prej të cilëve u pranua në cilësinë e provës nga trupi gjykues, ndërsa të tjerët u refuzuan, por, duke qenë se gjenden në burime të hapura zyrtare, do të aksesohen dhe vlerësohen nga trupi gjykues, nën dritën e nenit 49, pika 4, të ligjit 84/2016. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes dhe ftoi palët të paraqesnin konkluzionet përfundimtare. Me kërkesë të subjektit të rivlerësimit për kohë të mjaftueshme për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 14 shkurt 2023, ora 15:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
| 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
13 - Seancë Publike
All day 2023.02.13 Sot, më datë 13.02.2023, ora 10:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 7/2021, datë 28.01.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 287, datë 04.08.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anita Mici. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se, pas vlerësimit të parashtrimeve të subjektit të rivlerësimit dhe provave bashkëlidhur tyre, subjekti i rivlerësimit, në lidhje me kriterin e pasurisë nuk arriti të provojë të kundërtën e pretendimeve dhe gjendet në kushtet e pasaktësisë dhe pamjaftueshmërisë financiare për të justifikuar me burime të ligjshme pasurinë e saj. Përsa i përket vlerësimit të aftësive profesionale, Komisioneri Publik vlerësoi se gjetjet e raporteve mbi vlerësimin profesional të subjektit të rivlerësimit, të kryera nga organet gjyqësore dhe ato ndihmëse të procesit të rivlerësimit janë të bazuara dhe duhet të merren parasysh nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Në përmbyllje të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 287, datë 04.08.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, subjekti i rivlerësimit deklaroi se pretendimet e Komisionerit Publik nuk qëndrojnë dhe nuk janë të bazuar në fakte e ligj. Në përmbyllje të konkluzioneve përfundimtare, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 287, datë 04.08.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi duke patur parasysh parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit, subjekti i rivlerësimit Anita Mici arrin nivel të besueshëm si për kriterin e pasurisë ashtu dhe për kriterin e vlerësimit profesional. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 23 shkurt 2023, ora 15:30. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftime
All day 2023.02.13 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 4/2023, datë 02.02.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Teuta Hoxha kundër vendimit nr. 587, datë 22.11.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 13.02.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Mimoza Tasi ************************** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 5/2023, datë 03.02.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Eugen Papandile kundër vendimit nr. 591, datë 23.11.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 13.02.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Ina Rama Anëtarë: Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi ************************** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 6/2023, datë 03.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 598, datë 13.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Genci Mane. Sot, në datën 13.02.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Mimoza Tasi Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz ************************** Sot, më datë 13.02.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 52/2020, datë 23.11.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rozeta Qirjaqi (Goskova) kundër vendimit nr. 272, datë 08.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 52/2020, datë 23.11.2020, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi
| 14 - Seancë Publike
All day 2023.02.14 Sot, më datë 14.02.2023, ora 15:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 24/2022, datë 03.06.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 519, datë 25.03.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Kastriot Gramshi. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se edhe pas paraqitjes së akteve të reja dhe parashtrimeve në seancën e mëparshme, subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë pasaktësinë në deklarim dhe pamjaftueshmërinë e dokumentimit të të ardhurave për të justifikuar me burime të ligjshme pasurinë e tij. Në përmbyllje të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik, bazuar edhe në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 519, datë 25.03.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, subjekti i rivlerësimit deklaroi pamundësinë objektive për sigurimin e dokumentacionit përkatës, konsideroi se rekomandimi i ONM-së, ashtu dhe ankimi i Komisionerit Publik nuk kishin përcaktuar bazën ligjore ku e mbështesnin ankimin, dhe se pretendimet e Komisionerit Publik nuk janë të bazuara në fakte e prova. Në përmbyllje të konkluzioneve përfundimtare, subjekti i rivlerësimit, dhe përfaqësuesi i tij ligjor, konsideruan se vendimi nr. 519, datë 25.03.2022 i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është i drejtë dhe i kërkuan Kolegjit lënien e tij në fuqi. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 2 mars 2023, ora 15:30. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
| 15 | 16 - Njoftim vendimi
All day 2023.02.16 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 49/2020, datë 16.11.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 275, datë 20.07.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Enkeleda Osmani (Xhengo). Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit nr. 275, datë 20.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Enkeleda Osmani (Xhengo).
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.02.2023
- Njoftim
17:00 -18:00 2023.02.16 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 15.02.2023, është regjistruar çështja (JD) nr. 1/2023, me kërkues Shtjefën Lleshi dhe me objekt: – Kundërshtimin e Vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (ish-KLD), për Procedimin Disiplinor (JD) me Nr. 100, datë 16.07.2014. – Konstatimin, si vendim në kundërshtim me ligjin, në shkelje të dispozitave ligjore dhe Kushtetuese (bazuar në normat ligjore të kohës, dhe normat ligjore në fuqi), për procedimet disiplinore (JD) ndaj Gjyqtarëve. Si dhe shfuqizimin e tij, si një akt i paligjshëm. – Detyrimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor (ish-KLD), të paguajë pagën në masën 50% si dhe kamatëvonesat e arrira, ankuesit Shtjefën Lleshi. Në datën 16.02.2023 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak: Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak: Gjyqtar: Sokol Çomo Gjyqtare: Ina Rama Relatore e çështjes: Albana Shtylla
| 17 | 18 | 19 |
20 - Dhomë këshillimi
All day 2023.02.20 Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se ditën e hënë, më datë 20.02.2023, ora 10:00, do të zhvillohet seanca plenare mbi bazë dokumentesh për çështjen (JD) 1/2022, datë 16.02.2022, me kërkues Shkëlqim Kokona, kundër vendimit nr. 411, datë 17.12.2021 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me subjekte të interesuar Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarët: Albana Shtylla Kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ina Rama Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Mimoza Tasi Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Natasha Mulaj Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Rezarta Schuetz Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Sokol Çomo Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Seanca plenare mbi bazë dokumentesh do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 21 - Dhomë këshillimi
All day 2023.02.21 Ditën e martë, më datë 21.02.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 1/2021, datë 08.01.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fjoralba Prifti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 299, datë 17.09.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Ina Rama Anëtarë: Natasha Mulaj, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim Vendimi
All day 2023.02.21 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 1/2021, datë 08.01.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fjoralba Prifti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 299, datë 17.09.2020. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 299, datë 17.09.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fjoralba Prifti. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 21.02.2023. - Njoftim
15:00 -18:00 2023.02.21 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 7/2023, datë 14.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 605, datë 21.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Armida Hamiti (Moçka). Sot, në datën 21.02.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Mimoza Tasi
| 22 - Dhomë këshillimi
All day 2023.02.22 Ditën e mërkurë, më datë 22.02.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 57/2020, datë 07.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lindita Hoxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 289, datë 06.08.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim Vendimi
All day 2023.02.22 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 57/2020, datë 07.12.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lindita Hoxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 289, datë 06.08.2020. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 289, datë 06.08.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Lindita Hoxha. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 22.02.2023.
| 23 - Njoftim vendimi
All day 2023.02.23 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 7/2021, datë 28.01.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 287, datë 04.08.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anita Mici. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Ndryshimin e vendimit nr. 287, datë 04.08.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Anita Mici. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.02.2023.
| 24 | 25 | 26 |
27 - Dhomë këshillimi
All day 2023.02.27 Ditën e hënë, më datë 27.02.2023, ora 13:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 7/2022, datë 03.02.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rexhep Karaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 478, datë 25.11.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2023.02.27 Ditën e martë, datë 28.03.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 21/2022, datë 28.04.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ervin Beqiri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 516, datë 03.03.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
15:00 -17:00 2023.02.27 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 27.02.2023, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 7/2022, datë 03.02.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rexhep Karaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 478, datë 25.11.2021. Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe në nenin 51, pika 1, shkronja “b” të ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, pasi vendimi nr. 478, datë 25.11.2021 i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është bazuar në shkelje të rënda procedurale. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet ditën e mërkurë, në datën 29.03.2023, ora 10.00. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. Ceshtja Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 29.03.2023, ora 10.00. Statusi: Nën gjykim
| 28 | Mars | Mars | Mars | Mars | Mars |