Seancë Publike

Seancë Publike

2023-02-13 All day

Sot, më datë 13.02.2023, ora 10:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 7/2021, datë 28.01.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 287, datë 04.08.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anita Mici.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se, pas vlerësimit të parashtrimeve të subjektit të rivlerësimit dhe provave bashkëlidhur tyre, subjekti i rivlerësimit, në lidhje me kriterin e pasurisë nuk arriti të provojë të kundërtën e pretendimeve dhe gjendet në kushtet e pasaktësisë dhe pamjaftueshmërisë financiare për të justifikuar me burime të ligjshme pasurinë e saj.

Përsa i përket vlerësimit të aftësive profesionale, Komisioneri Publik vlerësoi se gjetjet e raporteve mbi vlerësimin profesional të subjektit të rivlerësimit, të kryera nga organet gjyqësore dhe ato ndihmëse të procesit të rivlerësimit janë të bazuara dhe duhet të merren parasysh nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në përmbyllje të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 287, datë 04.08.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, subjekti i rivlerësimit deklaroi se pretendimet e Komisionerit Publik nuk qëndrojnë dhe nuk janë të bazuar në fakte e ligj.

Në përmbyllje të konkluzioneve përfundimtare, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 287, datë 04.08.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi duke patur parasysh parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit, subjekti i rivlerësimit Anita Mici arrin nivel të besueshëm si për kriterin e pasurisë ashtu dhe për kriterin e vlerësimit profesional.

Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 23 shkurt 2023, ora 15:30.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

Related upcoming events

  • 2023-03-29 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 27.02.2023, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 7/2022, datë 03.02.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rexhep Karaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 478, datë 25.11.2021.

    Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe në nenin 51, pika 1, shkronja “b” të ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, pasi vendimi nr. 478, datë 25.11.2021 i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është bazuar në shkelje të rënda procedurale.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet ditën e mërkurë, në datën 29.03.2023, ora 10.00.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

     

  • 2023-03-29 All day

    On 27.02.2023, the Appeal Chamber held the hearing in chambers of case no (JR) 7/2022, dated 02.03.2022, pertaining to the appeal of the assessee Rexhep Karaj against decision no. 478, dated 25.11.2021 of the Independent Qualification Commission.

    Following the consideration of the case in chambers, the trial panel, pursuant to Article F, paragraph 3 of the Annex to the Constitution, Article 4, paragraph 5 of Law No. 84/2016 “On the transitional re-evaluation of judges and prosecutors in the Republic of Albania”, and Article 51, paragraph 1 (b) of Law 49/2012 “On administrative courts and the adjudication of administrative disputes”, decided to review the case in a public hearing, given that decision no. 478, dated 25.11.2021 of the Independent Qualification Commission is supported on serious procedural violations.

    The public hearing will take place on Wednesday, 29.03.2023, at 10.00.

    The trial panel of this case consists of judges:

    Presiding: Rezarta Schuetz

    Rapporteur: Mimoza Tasi

    Members: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    The public hearing will take place in the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.