Njoftime

Njoftime

2020-12-21 15:04 - 15:04

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 21.12.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.51/2020, datë 23.11.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Alaudin Malaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 294, datë 15.09.2020, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e hënë, në datën 11.01.2021, ora 12:00.

 

Gjykimi në seancë publike u vendos për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit Alaudin Malaj të dëgjohet dhe të mbrohet lidhur me çështjen e tij.

 

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

 

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama

 

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

***

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.58/2020, datë 16.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rabiana Halili kundër vendimit nr. 313, datë 10.11.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 21.12.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

***

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.59/2020, datë 16.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Saliko kundër vendimit nr. 284, datë 03.08.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 21.12.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:         Natasha Mulaj

Relator:              Ardian Hajdari

Anëtarë:             Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

***

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.60/2020, datë 18.12.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 316, datë 17.11.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ibrahim Hoxha.

Sot, në datën 21.12.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Ina Rama

Anëtarë:  Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

***

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.61/2020, datë 18.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Tritan Hamitaj kundër vendimit nr. 297, datë 17.09.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 21.12.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë:  Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Related upcoming events

  • 2025-11-10 All day

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 03.11.2025, është regjistruar çështja (JD) nr. 3/2025, me ankuese Ajshe Xhafa dhe me objekt “Shfuqizimi i Vendimit nr. 190, datë 02.04.2025, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje Publike” ndaj magjistrates Ajshe Xhafa, me detyrë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës”.

    Sot më datë 10.11.2025 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

    Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

    Gjyqtare: Ina Rama

    Gjyqtare: Rezarta Schuetz

    Relator i çështjes: Sokol Çomo

  • 2025-11-10 All day

    On 03.11.2025, the Appeal Chamber registered case (JD) no. 3/2025, with petitioner Ajshe Xhafa and subject matter “Repealing decision no. 190, dated 02.04.2025, of the High Judicial Council, for the imposition of the disciplinary measure “Public Reprimand” against magistrate Ajshe Xhafa, incumbent  at the First Instance Court of General Jurisdiction of Kukës”.

    Today, on 10.11.2025, the Appeal Chamber held the lot procedure for the appointment of the rapporteur and members of the Preliminary Review Panel:

    According to the draw, the Preliminary Review Panel shall consist of the following members:

    Judge: Ina Rama

    Judge: Rezarta Schuetz

    Case Rapporteur: Sokol Çomo