2025-09-17 All day
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 17.09.2025, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 3/2024, datë 18.01.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Blerina Muço kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 711, datë 01.11.2023.
Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 51, pika 1, shkronja “b” e ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi vijimin e gjykimit të kësaj çështjeje në seancë gjyqësore publike, për konstatimin e saktë dhe të plotë të situatës faktike që lidhet me pagimin e detyrimeve tatimore për të ardhurat e realizuara nga personi i lidhur (bashkëshorti) i subjektit të rivlerësimit.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet ditën e martë, më datë 07.10.2025, ora 09:30.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.