Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 15.04.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 79/2021, datë 15.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ardian Braho kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 469, datë 01.11.2021.
Për t’i dhënë kohë Njësisë së Shërbimit Ligjor të përcjellë sqarime shtesë për çështje të caktuara ligjore dhe ekonomike, seanca gjyqësore në dhomë këshillimi u shty për në datën 25.04.2024, ora 10:00.
Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.