Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 10.07.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 46/2023, datë 18.10.2023 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sami Ujkashi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 629, datë 28.07.2023.
Për shkak të mosformimit me përbërje të plotë të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 29.07.2024, në orën 10:00.
Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.