Ditën e enjte, më datë 12.12.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 74/2021, datë 26.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ken Dhima kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 428, datë 29.07.2021.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.