Ditën e mërkurë, më datë 22.01.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 20/2022, datë 26.04.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shpëtim Reka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 512, datë 25.02.2022.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë