Ditën e hënë, më datë 17.02.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 73/2021, datë 24.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Izet Dushaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 451, datë 23.09.2021.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.