Ditën e martë, më datë 04.11.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 29/2024, datë 26.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hektor Sinanaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 742, datë 13.03.2024.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.