Ditën e hënë, më datë 17.11.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 50/2023, datë 30.10.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Vladimir Skënderi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 690, datë 24.07.2023.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Ina Rama
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.