Ditën e premte, më datë 31.10.2025, ora 10:00, do të vjojë shqyrtimin në dhomë këshillimi, me qëllim marrjen e vendimit përfundimtar për çështjen (JR) nr. 19/2023, datë 18.05.2023, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, me subjekt rivlerësimi Laurent Fuçia, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 632, datë 08.03.2023, pas njoftimit të rezultateve të provimit përfundimtar prej Shkollës së Magjistraturës.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.