Ditën e premte, më datë 31.10.2025, ora 11:00, do të vjojë shqyrtimin në dhomë këshillimi, me qëllim marrjen e vendimit përfundimtar për çështjen (JR) nr. 50/2022, datë 15.12.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 560, datë 14.09.2022, pas njoftimit të rezultateve të provimit përfundimtar prej Shkollës së Magjistraturës.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.