Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton shtyrjen për në datën 06.11.2025, ora 10:00, për arsye objektive lidhur me përgatitjen e cështjes, të seancës gjyqësore në dhomë këshillimi që i përket çështjes (JR) 28/2024, datë 19.07.2024, për subjektin e rivlerësimit Agron Zhukri, kundër vendimit nr. 759, datë 19.04.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, seancë e cila u çel në Kolegj, sot, më datë 30.10.2025, në orën 10:00.
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

 
                                                             
                                                             
                                                            