Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 04.12.2025, ora 09:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 49/2024, datë 10.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dashnor Nure kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 793, datë 04.09.2024.
Trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 09.12.2025, ora 14:00, me qëllim që të njihet në mënyrë të drejtpërdrejtë me informacionin e klasifikuar të njohur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të çështjes, pranë institucioneve ligjzbatuese që e administrojnë atë.
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
