Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se ditën e premte, më datë 12.06.2026, ora 10:00, do të zhvillohet seanca plenare mbi bazë dokumentesh për çështjen (JD) 1/2023, datë 15.02.2023, me ankues Shtjefën Lleshi, kundër vendimit nr. 100, datë 16.07.2004, të Këshillit të Lartë Gjyqësor (ish – Këshilli i Lartë i Drejtësisë), me subjekte pjesëmarrës në proces z. Shtjefën Lleshi dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarët:
Rezarta Schuetz Kryesuese
Albana Shtylla Anëtare
Ina Rama Anëtare
Mimoza Tasi Anëtare
Seanca plenare mbi bazë dokumentesh do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
