2025-11-13 15:50 - 2025-11-13 15:50
Në datë 13.11.2025, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Ina Rama, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 44/2023, datë 05.10.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bardhyl Shehu kundër vendimit nr. 694 vendimi, datë 10.08.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtares Ina Rama është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Bardhyl Shehu për përjashtimin e gjyqtares nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 28, datë 12.11.2025, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Albana Shtylla (kryesuese), Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Mimoza Tasi (anëtarë).
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 44/2023, datë 05.10.2023, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
***********
Ditën e mërkurë, më datë 17.12.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 48/2024, datë 19.11.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sabri Kastrati kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 800, datë 19.09.2024.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
*********
Ditën e martë, më datë 16.12.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 47/2024, datë 19.11.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Xhevahir Lita kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 796, datë 04.09.2024.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
*********
Ditën e mërkurë, më datë 10.12.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 57/2023, datë 20.12.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kujtim Bashaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 705, datë 18.10.2023.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
*********
Ditën e hënë, më datë 15.12.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 54/2023, datë 14.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 698, datë 15.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gjergji Tako.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Ina Rama
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.