Ditën e premte, më datë 26.06.2020, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.17/2019, datë 04.04.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Alfred Gjoni, kundër vendimit nr. 100, datë 14.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
*****
Njoftime
Ditën e premte, më datë 19.06.2020, ora 10:30, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.10/2019, datë 19.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.86, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alma Kolgjoka.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Luan Daci
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.