Njoftime

Njoftime

2020-06-16 00:00 - 00:00

Ditën e hënë, më datë 22.06.2020, ora 09:00, do të vazhdojë shqyrtimi në dhomë këshillimi i çështjes (JR) nr.5/2019, datë 28.01.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Shpëtim Kurti, kundër vendimit nr. 80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ky gjykim ishte pezulluar me vendim të ndërmjetëm të trupit gjykues të datës 11.03.2020, deri në shqyrtimin e kërkesës së subjektit të rivlerësimit për përjashtimin e anëtarëve të trupit gjykues.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator:  Sokol Çomo

Anëtarë:  Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

 

*****

 

Njoftim

 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.06.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.44/2019, datë 18.09.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 162, datë 19.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Manjola Kajana.

Në funksion të shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues me vendim të ndërmjetëm, vendosi të pranojë në cilësinë e provës të gjitha aktet e cituara në séancë nga kryesuesja, akte të sjella si përgjigje nga institucione të ndryshme dhe akte të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit.

Me kërkesë të Komisionerit Publik dhe subjektit të rivlerësimit për një afat të arsyeshëm për t’u njohur me provat dhe për t’u shprehur në lidhje me to, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 23 qershor 2020, ora 11:00.

Kryesuesja e séancës u kërkoi palëve që në seancën e ardhshme të jenë të përgatitura për të shprehur konkluzionet përfundimtare mbi çështjen.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Related upcoming events

  • 2026-04-23 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se ditën e hënë, më datë 25.05.2026, ora 10:00, do të zhvillohet seanca plenare mbi bazë dokumentesh për çështjen (JD) 3/2025, datë 03.11.2025, me ankuese znj. Ajshe Xhafa, kundër vendimit nr. 190, datë 02.04.2025, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me subjekte pjesëmarrës ne proces znj. Ajshe Xhafa, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

    Kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarët:

    Sokol Çomo                             Kryetar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
    Albana Shtylla                        Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
    Ina Rama                                 Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
    Mimoza Tasi                           Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
    Natasha Mulaj                        Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
    Rezarta Schuetz                      Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

    Seanca plenare mbi bazë dokumentesh do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2026-04-23 All day

    The Special Appeal Chamber announces that on Monday, 25.05.2026, at 10:00, a plenary session based on documents shall take place for case (JD) 3/2025, dated 03.11.2025, with petitioner Ms. Ajshe Xhafa, against decision no. 190, dated 02.04.2025, of the High Judicial Council, with parties at trial, Ms. Ajshe Xhafa, the High Judicial Council and the High Inspector of Justice.

    This case will be examined by the following judges:

    Sokol Çomo                President of the Special Appeal Chamber

    Albana Shtylla            Member of the Special Appeal Chamber

    Ina Rama                     Member of the Special Appeal Chamber

    Mimoza Tasi               Member of the Special Appeal Chamber

    Natasha Mulaj             Member of the Special Appeal Chamber

    Rezarta Schuetz          Member of the Special Appeal Chamber

    The plenary session on the basis of documents shall be held at the premises of the Special Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3. Tirana.