Njoftime

Njoftime

2020-12-03 00:00 - 00:00

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 03.12.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.37/2019, datë 05.08.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Aleksandër Muskaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 179, datë 10.07.2019, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e hënë, në datën 14.12.2020, ora 14:00.

Gjykimi në seancë publike u vendos për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit të dëgjohet dhe të mbrohet lidhur me çështjen e tij.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

 

***

 

Njoftim

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se gjykimi në dhomë këshillimi i çështjes (JR) nr.7/2020, datë 05.02.2020 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Astrit Haxhialushi kundër vendimit nr.225, datë 07.01.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i caktuar për t’u zhvilluar ditën e enjte, më datë 03.12.2020, ora 10:00, për mosformim të trupit gjykues për arsye objektive, do të shtyhet për t’u zhvilluar ditën e enjte, më datë 17.12.2020, ora 10:00.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Ina Rama

Anëtarë:  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në “Pallatin e Koncerteve”, në adresën “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.

Related upcoming events

  • 2025-04-18 All day

    Ditën e enjte, më datë 08.05.2025, ora 15:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Alfred Gjoni për rishikimin e vendimit nr. 9/2019, datë 26.06.2020, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Ina Rama
    Relatore: Rezarta Schuetz
    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë

  • 2025-04-18 All day

    On Thursday, 08.05.2025, at 15:00, the Appeal Chamber shall consider in camera the case pertaining to the petition of Mr. Alfred Gjoni on the revision of decision no. 9/2019, dated 26.06.2020, of the Appeal Chamber.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding: Ina Rama

    Rapporteur: Rezarta Schuetz

    Members: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

    The hearing in camera shall take place in the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-04-18 All day

    Ditën e enjte, më datë 08.05.2025, ora 15:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Ramadan Troci për rishikimin e vendimit nr. 26/2019, datë 21.10.2019, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj
    Relatore: Rezarta Schuetz
    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-04-18 All day

    On Thursday, 08.05.2025, at 15:30, the Appeal Chamber shall consider in camera the case pertaining to the petition of Mr. Ramadan Troci on the revision of decision no. 26/2019, dated 21.10.2019, of the Appeal Chamber.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding: Natasha Mulaj

    Rapporteur: Rezarta Schuetz

    Members: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    The hearing in camera shall take place in the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.