Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 03.12.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.37/2019, datë 05.08.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Aleksandër Muskaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 179, datë 10.07.2019, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e hënë, në datën 14.12.2020, ora 14:00.
Gjykimi në seancë publike u vendos për t’i dhënë mundësinë subjektit të rivlerësimit të dëgjohet dhe të mbrohet lidhur me çështjen e tij.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
***
Njoftim
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se gjykimi në dhomë këshillimi i çështjes (JR) nr.7/2020, datë 05.02.2020 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Astrit Haxhialushi kundër vendimit nr.225, datë 07.01.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i caktuar për t’u zhvilluar ditën e enjte, më datë 03.12.2020, ora 10:00, për mosformim të trupit gjykues për arsye objektive, do të shtyhet për t’u zhvilluar ditën e enjte, më datë 17.12.2020, ora 10:00.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në “Pallatin e Koncerteve”, në adresën “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.