Njoftim

Njoftim

2021-01-25 14:07 - 14:07

Sot, më datë 25.01.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 55/2019, datë 29.10.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 173, datë 01.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artan Madani.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtarja Rezarta Schuetz.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 55/2019, datë 29.10.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese:  Albana Shtylla

Relator:  Ardian Hajdari

Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Related upcoming events

  • 2025-11-25 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se, seanca gjyqsore publike që i përket çështjes (JR) 18/2024, datë 24.05.2024, për subjektin e rivlerësimit Gëzim Çopa, e cila po gjykohet mbi bazën e ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 738, datë 22.02.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e planifikuar të zhvillohej ditën e nesërme, më datë 26.11.2025, për arsye objektive, do të shtyhet për në datën 05.12.2025, ora 10:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-11-25 All day

    The Appeal Chamber announces that the public hearing of case (JR) 18/2024, dated 24.05.2024, related to the assessee Gëzim Çopa, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 738, dated 22.02.2024, of the Independent Qualification Commission, scheduled to take place tomorrow, on 26.11.2025, for objective reasons shall be postponed to 05.12.2025, at 10:00.

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.