Njoftim

Njoftim

2021-11-23 13:28 - 13:28

Njoftim

Ditën e mërkurë, më datë 15.12.2021, ora 13:30, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.13/2020, datë 01.06.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 221, datë 10.12.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anita Jella.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë:  Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.