Njoftim

Njoftim

2021-12-29 14:00 - 18:20

Këshilli i Ministrave me vendimin nr. 801, datë 20.12.2021, për një ndryshim në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 929/2010, “Për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë”, vendosi që punonjësit e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të mund të përfitojnë një shpërblim, që nuk tejkalon nivelin e një page mujore. Sipas këtij vendimi efekti financiar i shpërblimit duhet të përballohet nga fondi që kishte gjendje Kolegji për pagat e personelit, sipas buxhetit të vitit 2021.

Bëjmë me dije se, Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me ligjin vjetor të buxhetit për vitin 2021, i është miratuar një fond për pagat e personelit më i vogël se nevojat e tij për të paguar punonjësit sipas strukturës organike të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, problematikë kjo, e cila është rekuperuar vetëm në muajin tetor të këtij viti.

Në këto kushte, fondi i destinuar për pagat e personelit në Kolegj, ishte e pamundur që të kishte teprica, të cilat lejonin mundësinë e shpërblimit të gjyqtarëve dhe të gjithë punonjësve të tij. Institucionet përkatëse të ekzekutivit, kanë qenë të informuar nga sistemi i thesarit, por dhe zyrtarisht nga Kolegji për situatën e fondit të pagave të personelit në muajin dhjetor 2021. Teprica e vetme në këtë fond, në momentin e miratimit të vendimit të sipërcituar, ishte në shumën 465 000 lekë, për rrjedhojë pa efekt real domethënës për punonjësit e Kolegjit.

Për shkak se ky fond i papërdorur, është i pamjaftueshëm për të mundësuar dhënien e shpërblimit për të gjithë punonjësit e Kolegjit, Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi që të mos përfitojnë shpërblim sipas këtij vendimi të Këshillit të Ministrave, gjyqtarët dhe këshilltarët e Njësisë së Shërbimit Ligjor. Shuma prej 465 000 lekësh do të ndahet ndërmjet punonjësve administrativë të Kolegjit, në një shumë bruto prej 25.833 lekësh për person.

Related upcoming events

  • 2025-11-10 All day

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 03.11.2025, është regjistruar çështja (JD) nr. 3/2025, me ankuese Ajshe Xhafa dhe me objekt “Shfuqizimi i Vendimit nr. 190, datë 02.04.2025, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje Publike” ndaj magjistrates Ajshe Xhafa, me detyrë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës”.

    Sot më datë 10.11.2025 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

    Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

    Gjyqtare: Ina Rama

    Gjyqtare: Rezarta Schuetz

    Relator i çështjes: Sokol Çomo

  • 2025-11-10 All day

    On 03.11.2025, the Appeal Chamber registered case (JD) no. 3/2025, with petitioner Ajshe Xhafa and subject matter “Repealing decision no. 190, dated 02.04.2025, of the High Judicial Council, for the imposition of the disciplinary measure “Public Reprimand” against magistrate Ajshe Xhafa, incumbent  at the First Instance Court of General Jurisdiction of Kukës”.

    Today, on 10.11.2025, the Appeal Chamber held the lot procedure for the appointment of the rapporteur and members of the Preliminary Review Panel:

    According to the draw, the Preliminary Review Panel shall consist of the following members:

    Judge: Ina Rama

    Judge: Rezarta Schuetz

    Case Rapporteur: Sokol Çomo