Njoftim

Njoftim

2023-02-27 15:00 - 17:00

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 27.02.2023, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 7/2022, datë 03.02.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rexhep Karaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 478, datë 25.11.2021.

Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe në nenin 51, pika 1, shkronja “b” të ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, pasi vendimi nr. 478, datë 25.11.2021 i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është bazuar në shkelje të rënda procedurale.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet ditën e mërkurë, në datën 29.03.2023, ora 10.00.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Mimoza Tasi

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Ceshtja

Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 29.03.2023, ora 10.00.

Statusi: Nën gjykim

Related upcoming events

  • 2025-12-04 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 04.12.2025, ora 09:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 49/2024, datë 10.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dashnor Nure kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 793, datë 04.09.2024.

    Trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 09.12.2025, ora 14:00, me qëllim që të njihet në mënyrë të drejtpërdrejtë me informacionin e klasifikuar të njohur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të çështjes, pranë institucioneve ligjzbatuese që e administrojnë atë.

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2025-12-04 All day

    The Appeal Chamber opened today, on 04.12.2025, at 09:00, the hearing in camera of case (JR) 49/2024, dated 10.12.2024, pertaining to the appeal of the assessee Dashnor Nure against decision no. 793, dated 04.09.2024 of the Independent Qualification Commission.

    In order to be directly acquainted with the classified information known by the Independent Qualification Commission within the framework of the case, at the law enforcement institutions that administer it, the trial panel decided to postpone the hearing to 09.12.2025, at 14:00.

    The hearing in camera shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.