Njoftime

Njoftime

2023-06-06 14:00 - 15:00

Sot, më datë 06.06.2023 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 10/2021, datë 02.03.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Silvana Pani kundër vendimit nr. 303, datë 05.10.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 10/2021, datë 02.03.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla

*********************************

Sot, më datë 06.06.2023 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 48/2021, datë 30.08.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alma Hicka kundër vendimit nr. 364, datë 02.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 48/2021, datë 30.08.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

Related upcoming events

  • 2025-09-17 All day

    Ditën e hënë, më datë 06.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 42/2024, datë 28.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Aurel Zarka.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-09-17 All day

    On Monday, 06.10.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in a public hearing case (JR) no. 42/2024, dated 28.10.2024, pertaining to the appeal of the Public Commissioner against decision no. 779, dated 28.06.2024 of the Independent Qualification Commission, related to the assessee Aurel Zarka.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding:        Natasha Mulaj

    Rapporteur:     Mimoza Tasi

    Members:        Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The public hearing shall take place at the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.

  • 2025-09-17 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 17.09.2025, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 3/2024, datë 18.01.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Blerina Muço kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 711, datë 01.11.2023.
    Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 51, pika 1, shkronja “b” e ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi vijimin e gjykimit të kësaj çështjeje në seancë gjyqësore publike, për konstatimin e saktë dhe të plotë të situatës faktike që lidhet me pagimin e detyrimeve tatimore për të ardhurat e realizuara nga personi i lidhur (bashkëshorti) i subjektit të rivlerësimit.
    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet ditën e martë, më datë 07.10.2025, ora 09:30.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.