Njoftim

Njoftim

2023-07-28 12:00 - 13:00

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 35/2023, datë 24.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lazër Sallaku kundër vendimit nr. 667, datë 26.05.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në datën 28.07.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Mimoza Tasi

Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla

Related upcoming events

  • 2026-05-13 All day

     

    Ditën e mërkurë, më datë 03.06.2026, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Artan Hajredinaj për rishikimin e vendimit (JR) nr. 39, datë 14.05.2025, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Mimoza Tasi

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.