Njoftim

Njoftim

2023-09-18 All day

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 41/2023, datë 13.09.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Miranda Bushi kundër vendimit nr. 666, datë 25.05.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në datën 18.09.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:   Albana Shtylla

Relatore:     Ina Rama

Anëtarë:      Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

Related upcoming events

  • 2025-01-15 All day

    Në datë 15.01.2025, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarëve Ardian Hajdari dhe Natasha Mulaj, të caktuar anëtarë në çështjen (JR) nr. 65/2021, datë 08.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bujar Musta kundër vendimit nr. 447, datë 17.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së saj për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 2, datë 15.01.2025, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Rezarta Schuetz (kryesuese), Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë).

    Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarëve anëtarë, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 65/2021, datë 08.11.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

    *********

    Në datë 15.01.2025, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 73/2021, datë 24.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Izet Dushaj kundër vendimit nr. 451, datë 23.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së saj për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 4, datë 15.01.2025, nga trupi gjykues i përbërë

    nga gjyqtarët: Mimoza Tasi (kryesuese), Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Albana Shtylla (anëtarë).

    Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 73/2021, datë 24.11.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi