Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi kërkesat e paraqitura nga z. Artor Ylli për rishikimin e vendimit gjyqësor nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Gjatë shqyrtimit të kërkesave, trupi gjykues, në mënyrë unanime, në bazë të nenit 19, pika 1/1 të Rregullores “Për veprimtarinë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Gjykatës Kushtetuese” vendosi:
– Bashkimin në një proces të vetëm të kërkesave të paraqitura nga kërkuesi Artor Ylli, me nr. (JR) nr. 2-4/2019, datë 10.01.2022 dhe kërkesës me nr. 143/2 prot., datë 14.02.2024, të cilat kanë të njëjtin objekt “Rishikimin e vendimit (JR) nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit;
– Shtyrjen e seancës gjyqësore në dhomë këshillimi për në datën 19.04.2024, ora 09:00, për të vijuar me kryerjen e veprimeve të nevojshme procedurale.
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
**********
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 11/2024, datë 21.03.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hektor Mushi kundër vendimit nr. 725, datë 15.12.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 02.04.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz