Njoftim

Njoftim

2024-05-15 All day

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 15.05.2024, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 28/2021, datë 25.05.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rita Gjati kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 358, datë 19.03.2021.

Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” të ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, për shkak të konstatimit të shkeljeve të rënda procedurale dhe per t’i siguruar subjektit të rivlerësimit të drejtën për t’u dëgjuar e mbrojtur.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet ditën e hënë, në datën 27.05.2024, ora 10.00.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Ina Rama

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Related upcoming events

  • 2025-04-08 All day

    Ditën e martë, më datë 13.05.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 42/2022, datë 22.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Astrit Halilaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 545, datë 30.06.2022.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-04-08 All day

    On Tuesday, 13.05.2025, at 10:00, the Appeal Chamber shall consider in camera case (JR) no. 42/2022, dated 22.09.2022, pertaining to the appeal of the assessee Astrit Halilaj against decision no. 545, dated 30.06.2022 of the Independent Qualification Commission.

    The trial panel of this case shall consist of the following judges:

    Presiding: Albana Shtylla

    Rapporteur: Mimoza Tasi

    Members: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    The hearing in camera shall take place in the premises of the Appeal Chamber, at Boulevard “Dëshmorët e Kombit”, no. 3, Tirana.