Ditën e martë, më datë 25.06.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 23/2023, datë 26.05.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 657, datë 28.04.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Periand Teta.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Mimoza Tasi
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
**************
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 28.05.2024, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 71/2021, datë 17.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sali Hasa kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 433, datë 03.09.2021.
Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 51, pika 1, shkronja “b” të ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, pasi çmon se debati gjyqësor është i nevojshëm për konstatimin e plotë të situatës faktike.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në datën 12.06.2024, ora 10.00.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.