Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 18.06.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 2/2022, datë 10.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ariola Kristo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 438, datë 10.09.2021.
Për shkak të mosformimit me përbërje të plotë të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 02.07.2024, në orën 10:00.
Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
*************
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 22/2024, datë 07.06.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Milan Laskaj kundër vendimit nr. 748, datë 27.03.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 18.06.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi
Statusi: Përgatitje për gjykim
****************
Ditën e martë, më datë 09.07.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 19/2023, datë 18.05.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 632, datë 08.03.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Laurent Fuçia.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.