Njoftim

Njoftim

2024-07-31 All day

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 29/2024, datë 26.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hektor Sinanaj kundër vendimit nr. 742, datë 13.03.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në datën 31.07.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:   Albana Shtylla

Relatore:      Ina Rama

Anëtarë:       Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Related upcoming events

  • 2025-10-31 All day

    Ditën e enjte, më datë 18.12.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 30/2024, datë 29.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Madrid Kullolli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 758, datë 16.04.2024.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.