Ditën e enjte, më datë 26.09.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 20/2024, datë 30.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 757, datë 09.04.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Erjon Shqarri.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.