Ditën e martë, më datë 17.12.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 66/2021, datë 09.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Desart Avdulaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 391, datë 26.05.2021.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz,
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.