Njoftime

Njoftime

2024-11-11 All day

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 43/2024, datë 05.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 802, datë 23.09.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Flora Çela.

Në datën 11.11.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

*********

Ditën e enjte, më datë 05.12.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 57/2021, datë 11.10.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Mirela Iliopullo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 420, datë 13.07.2021.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Related upcoming events

  • 2025-01-21 All day

    Ditën e hënë, më datë 17.02.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 73/2021, datë 24.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Izet Dushaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 451, datë 23.09.2021.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.