Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19.12.2024, ora 12:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 10/2022, datë 15.02.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 479, datë 03.12.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Dosti.
Gjatë kësaj séance, trupi gjykues vendosi që data dhe ora e seancës së ardhshme do të njoftohej nga sekretaria gjyqësore, pasi Kolegjit t’i mundësohej njohja me informacionin e agjencive ligjzbatuese në kuadër të procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Arben Dosti.
Në zbatim të vendimit të ndërmjetëm të datës 19.12.2024, ditën e sotme, më datë, 24.12.2024, sekretaria gjyqësore njoftoi që seanca gjyqësore publike e radhës do të zhvillohet më datë 14.01.2025, ora 10:00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.