Njoftime

Njoftime

2025-01-09 All day

Ditën e hënë, më datë 27.01.2025, ora 09:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 23/2022, datë 30.05.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 524, datë 08.04.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elfrida Bregova.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi

Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3,Tiranë.

*********

Ditën e enjte, më datë 30.01.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 1/2022, datë 05.01.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Klorinda Çela kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 464, datë 28.10.2021.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Mimoza Tasi

Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë

********

Ditën e mërkurë, më datë 29.01.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 1/2023, datë 10.01.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ilir Turja kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 584, datë 07.11.2022.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë

Related upcoming events

  • 2025-06-23 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.06.2025, seancën gjyqësore publike të çështjes me numër regjistri (JR) 43/2022, datë 27.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Çlirim Sino kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 547, datë 06.07.2022.

    Subjekti i rivlerësimit iu përgjigj pyetjeve të trupit gjykues lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë në funksion të shqyrtimit të çështjes dhe vlerësoi si të pabazuar në prova e ligj vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e pati shkarkuar nga detyra, sipas tij, në mënyrë të padrejtë, duke mos i ngarkuar as barrë prove. Bashkëlidhur ankimit, subjekti i rivlerësimit kishte depozituar disa akte, të cilat kërkoi të merren në cilësinë e provës, kërkesë kjo që nuk u pranua nga trupi gjykues me arsyetimin se nuk plotëson kërkesat e nenit 47 të ligjit 49/2012 "Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", i ndryshuar.

    Pasi trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes, subjekti i rivlerësimit kërkoi përfundimisht ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 547, datë 06.07.2022 dhe konfirmimin e tij në detyrë.

    Pasi dëgjoi kërkimin përfundimtar të subjektit të rivleresimit, trupi gjykues u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 23.06.2025, ora 10:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.