Njoftim

Njoftim

2025-01-17 All day

Ditën e martë, më datë 04.02.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 68/2021, datë 10.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Marku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 411, datë 05.07.2021.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Sokol Çomo
Anëtare: Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.