Njoftim

Njoftim

2025-02-20 All day

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 20.02.2025, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 80/2021, datë 16.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Erjon Çelaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 448, datë 21.09.2021.

Trupi gjykues vendosi të ndërpresë seancën gjyqësore me qëllim njohjen e informacionit të klasifikuar, i cili i është vënë në dispozicion trupit gjykues të Komisionit dhe vëzhgueses ndërkombëtare nga organi ligjzbatues.

Seanca e ardhshme do të zhvillohet në datën 03.03.2025, ora 13:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

Related upcoming events

  • 2025-11-26 All day

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se, seanca gjyqsore publike që i përket çështjes (JR) 18/2024, datë 24.05.2024, për subjektin e rivlerësimit Gëzim Çopa, e cila po gjykohet mbi bazën e ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 738, datë 22.02.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e planifikuar për tu zhvilluar më ditë 26.11.2025, për arsye objektive, do të shtyhet për në datën 05.12.2025, ora 10:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.