Njoftim

Njoftim

2025-04-28 All day

Ditën e enjte, më datë 29.05.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 39/2022, datë 07.09.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 538, datë 07.06.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Alvora.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.