Njoftim

Njoftim

2025-05-06 All day

Në datë 06.05.2025, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Ina Rama, e caktuar kryesuese në çështjen (JR) nr. 48/2022, datë 17.11.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Emiljano Ruli kundër vendimit nr. 557 vendimi, datë 29.07.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtares Ina Rama është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Emiljano Ruli për përjashtimin e gjyqtares nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 17, datë 30.04.2025, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Rezarta Schuetz (kryesuese), Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë).

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 48/2022, datë 17.11.2022, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi