Njoftim

Njoftim

2025-06-10 All day

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 02.06.2025, është regjistruar çështja (JD) nr. 2/2025, me kërkues Kledian Llaho dhe me objekt “1) Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me ligjin i vendimit nr. 65, datë 10.4.2025, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë me të cilin është vendosur; caktimi i masës disiplinore “Ulje të përkohshme të pagës” në masën 20 për qind për një periudhë 3 mujore, si dhe masën disiplinore plotësuese “Largimi nga detyra e kryetarit”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 108 dhe 114 e ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për shkelje disiplinore të parashikuara nga neni 102, pika 1, shkronja “l”, neni 102, pika 2, shkronja “dh”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

2) Marrjen e masës me karakter urgjent duke u urdhëruar nga Kolegji pezullimi i efekteve të aktit administrativ individual të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, vendimi nr. 65, datë 10.4.2025 deri në përfundimin e shqyrtimit të kësaj kërkese”.

Sot në datë 10.06.2025 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtare: Rezarta Schuetz

Gjyqtare: Albana Shtylla

Relatore e çështjes: Mimoza Tasi