Njoftim

Njoftim

2025-10-02 All day

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 02.10.2025, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 31/2023, datë 17.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Armand Gurakuqi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 652, datë 28.04.2023.

Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 51, pika 1, shkronja “b” e ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi vijimin e gjykimit të kësaj çështjeje në seancë gjyqësore publike, për konstatimin e saktë dhe të plotë të situatës faktike lidhur me marrdhënien e huasë mes bashkëshortes së subjektit të rivlerësimit dhe z. F.Sh., si dhe marrëdhënien e bashkëpunimit mes bashkëshortes së subjektit të rivlerësimit dhe z. Z.Z., ortak pranë shoqërisë investitore “A.C.” ShPK.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në datën 27.10.2025, ora 11:00.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë

Related upcoming events

  • 2025-10-03 All day

    Ditën e martë, më datë 28.10.2025, ora 13:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 6/2024, datë 14.02.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 724, datë 13.12.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Agovi.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • 2025-10-03 All day

    On Tuesday, 28.10.2025, at 13:00, the Special Appeals Chamber shall adjudicate in public hearing the case (JR) no. 6/2024, dated 14.02.2024, corresponding to the appeal of the Public Commissioner filed against the decision of the Independent Qualification Commission no. 724, dated 13.12.2023 rendered for the assessee Arben Agovi.

    The trial panel for the adjudication of this case is composed of judges:

    Presiding judge:         Albana Shtylla

    Case Rapporteur:      Rezarta Schuetz

    Members:                   Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

     

    The public hearing shall be held at the premises of the Special Appeals Chamber, at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tirana.